Mbërrijnë në Shqipëri edhe 14.040 vaksina Pfizer

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” sapo kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina Pfizer.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se “mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave antikovid”.

Ditën e djeshme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërritën edhe 60 mijë doza të vaksinës Sinovac.

Vaksinimi antikovid në vendin tonë po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Qeveria shqiptare ka si objektiv për të kryer 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.