Mbesa e komandant Calit: Xhaxh mbeta pa fjalë, qenka e vështirë me pa idolin tim duke u dënuar

Arta Mustafa, mbesa e Salih Mustafës, komandat Cali, ka shkruar një status si formë reagimi pas dënimit prej 26 vjet burgim për krime lufte.

Ajo ka shkruar se ka mbetur pa fjalë.

“Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t’i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye.” – shkroi ndër të tjera ajo.