Hoti: Qeveria e re do të votohet duke mos cënuar asnjë shkronjë të Kushtetutës

Avdullah Hoti, i mandatuari për kryeministër ka thënë se Qeveria e tij do të votohet në mënyrë demokratike në Kuvendin e Kosovës.

Thotë se asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cënohet.

Ai shkruan:

Legjitimi i institucioneve ekzekutive te Kosoves, permes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne menyre demokratike permes votes se perfaqesuesve te popullit ne Kuvend.

Asnje shkronje e Kushtetutes nuk do te cenohet, perkundrazi, ajo do te respektohet e lartesohet.