Pishina e Gërmisë hapet më 13 qershor, pa ndonjë risi

Më 13 qershor është planifikuar që të hapet pishina e Gërmisë në kryeqytet.

Sipas Liridon Llapashticës, kryeshefit ekzekutiv të “Sport Marketing”, ndërmarrjes publike të komunës e cila menaxhon me pishinën, këtë vit nuk ka ndonjë investim në të e çmimi i hyrjes do të jetë i njëjtë si viteve tjera – 1 euro për fëmijë e 2 për të rriturit, shkruan Klan Kosova.

Musliu tha ndër të tjera se nga kjo verë do të lahen me ujë rrugët qendrore e periferike të Prishtinës.