Mbi 1 mijë e 600 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në vend janë 1 mijë e 696 raste aktive me koronavirus. Më së shumti raste është Komuna e Prishtinës me 386 raste aktive me COVID-19, e pasuar nga Gjilani me 146, Ferizaj me 122 dhe komuna tjera me qindra raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për një rast të vdekje dhe 61 raste të reja me COVID-19.

Qeveria e Kosovës, të martën, ka marrë vendim që të lirohen masat anti-COVID, ku përfshijnë heqjen e orës policore, lejimin e dasmave dhe hapjen e klubeve të natës.