Mbi 1 mijë persona humbën jetën, por Suedia nuk ashpërson masat

Po sipas tyre, numri i vërtetë i vdekjeve mund të ishte më i lartë pasi nuk ishin regjistruar të gjithë viktimat e fundjavës së Pashkëve.

Suedia është një nga ato të paktat vende në botë që nuk ka marrë pothuajse asnjë masë në tentativë për të frenuar përhapjen e pandemsië.

Suedia ka mbyllur vetëm shkollat e mesme dhe universitetet dhe ka ndaluar grumbullimet e më shumë se 50 personave, një qasje e lehtë në kontrast me atë të vendeve të tjera evropiane.

“Në Suedi ka një sistem ku ministritë janë mjaft të vogla, por ka shumë agjenci të specializuara që japin rekomandime për publikun e gjerë dhe i sugjerojnë qeverisë se çfarë masash duhet të vendosë,” shpjegon Ministri Suedez për Çështjet Europiane, Hans Dahlgren, transmeton Scan.

“Ata dhanë rekomandime shumë të qarta se si të sillemi”, shtoi Dahlgren.

Megjithatë, me mbi 1000 vdekje dhe mbi 11,000 raste të konfirmuara pozitive, autoritetet suedeze janë gjithnjë e më shumë nën presion për të ndryshuar kursin, veçanërisht pasi vendi mund të ketë pasoja ekonomike prej pandemisë.

Shkalla e papunësisë në vend u rrit në nivele që nuk janë parë që nga kriza globale e vitit 2008.