Invalidi i Luftës së UÇK-së që sot iu dogj banesa është në gjendje të rëndë sociale (foto)

Banesa që u dogj pak më parë, ngjarje për të cilën Fokusi.info ka raportuar nga vendi i ngjarjes, është e invalidit të Luftës së UÇK-së, Metush Kameri.

Por, kjo nuk është fatkeqësia e vetme që Metushi ka pësuar. Madje jeta ka qenë mjaftë e ashpër me të.

Metush Kameri para tri jave ka pësuar edhe një fatkeqësi tjetër: i ka rënë një fëmijë 2-vjeçar nga ballkoni dhe edhe sot e kësaj dite fëmija gjendet në komë.

Poashtu Fokusi.info i ka pyetur banorët dhe ata thanë se ky invalid edhe një fëmijë tjetër e ka të sëmurë me autizëm dhe thanë se ka nevojë për ndihmë institucionale.

Metushi jeton vetëm me pensionin e invalidit 20% e që është 225 €, të ardhura këto që nuk i mundësojnë t’i mbaj fëmijtë e lëre më diçka më tepër./Fokusi.info/