Mbi 200 mijë euro paga dhe mëditje për stafin mbështetës politik në Kuvend

Pagat për tre muaj të stafit mbështetës politik në Kuvendin e Kosovës i kushtuan buxhetit të shtetit 237 mijë e 698 euro.

Krahas kësaj, për muajt prill, maj dhe qershor, stafi politik mbështetës harxhoi edhe 6 mijë 993 euro për mallra dhe shërbime të tjera në legjislativ.

Këto të dhëna janë në raportin që ka siguruar KosovaPress, për shpenzimet e Kuvendit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Përndryshe, Kuvendi i Kosovës të etjen do të mbajë seancën e fundit për sesionin pranveror, ku do të zhvillojë punimet një seancë e re dhe gjithashtu do të jenë në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

“Të etjen më 12 gusht, kemi vendos të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror të kuvendit. Seanca e re do të jetë e dyta në rend dite sepse do të fillohet me pikat e papërfunduara të seancave të mëhershme”, ka thënë shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.