Mbi 23 mijë nxënës do t’i nënshtrohen sot pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë

Në pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë, 23 mijë e 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.

Në këtë pjesë të dytë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Në mbajtjen e pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se testi mbahet në 176 qendra të testimit.

Njëherit, ajo kishte thënë se pret respektim të rregullave në mënyrë që rezultatet të jenë reale.

Kujtojmë se ditë më parë, nxënësit iu nënshtruan testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi.