Vetëvrasje në Malishevë: Gjendet i varur me litar në shtëpinë e tij

Sot në Malishevë është gjetur pa shenja jete një person, shkruan Indeksonline.

Viktima, sipas familjarëve, ishte gjetur i varur me litar në shkallët e katit të dytë të shtëpisë së tij.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga Policia për rajonin e Gjakovës.

“Datë 05.04.2021 rreth orës 13:00 nga QKMF-Malishevë, Stacioni policor ne Malisheve është informuar se nga familjaret e tij, ishte sjellë viktima e pa shenja jete. I njëjti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar ne shkallet e katit te dytë te shtëpisë se tij.

Patrullat policore, dhe njësia e hetimeve rajonale- Gjakove janë dal ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u marre me rastin. Është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, trupi i pa jetë, dërgohet ne mjekësin ligjore për obduksion“.