Mbi 300 të vdekur nga sulmet në Shri Lanka

Një seri bombardimeve të koordinuara të dielën e Pashkëve kanë goditur kisha dhe hotele në Shri Lanka.

Tani më shumë se 300 vetë kanë vdekur dhe gati 500 janë të plagosur në sulmin më të keq në Sri Lanka që nga përfundimi i luftës civile 10 vjet më parë, njofton Klan Kosova.

Shpërthimet synonin katër hotele – duke përfshirë Shangri-La, Kingsbury dhe Grand Cinnamon në kryeqytetin Colombo – si dhe tre kisha.

Pothuajse të gjitha viktimat ishin nga SHri Lanka, por kishta edhe disa të huaj që u vranë gjithashtu.

Ndërkaq, CNN raporton se janë arrestuar 40 persona të dyshuar për lidhje në sulmet.

Zëdhënësi për medi i policisë, PS Ruëan Gunasekara i tha CNN se “rreth 40 të dyshuar” janë arrestuar në lidhje me bombardimet e së dielës së Pashkës.

“Të gjithë ata që janë në paraburgim janë Shri Lanka”, tha ai.