Mbi 4 mijë gjoba antiCOVID, Haradinaj: Ai që e dënon popullin e tij herëdokur do të ndëshkohet

Mbi 4 mijë gjoba antiCOVID janë shqiptuar në 24 orëshin e fundit nga Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha se me nga 2 mijë të infektuar në ditë ku familjet shohin tmerrin në sigurimin e ilaçeve, e ku numri i viktimave shkon në 30 në vend ka mbi 4 mijë të dënuar për mos-respektim të masave.

Haradinaj ka tha se ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz, e jo si u gjobitën e dënuan, transmeton Fokusi.info.

Reagimi i plotë:

A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!
Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.
Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij! RH.