Neymar merr ‘bekimin’ e Messit, transferimi në Barcelonë thuajse i kryer

Neymar dhe Barcelona janë gjithnjë e më afër. Sipas raportimeve të fundit në mediat spanjolle, të dy palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

Edhe PSG-ja e ka pranuar shitjen e tij duke ia besuar liderin e ekipit francezit Mbappe.

Mediat në Spanjë shkruajnë se Neymar ka marrë edhe ‘bekimin’ e Messit për t’u rikthyer.

PSG-ja kërkon një shumë të mirë për shitjen e tij, diçka që Barcelona do ta ketë të lehtë ta realizojë, pasi ka përfituar plot 300 milionë euro nga shitjet e lojtarëve.

Në disa media shkruhet se marrëveshja do finalizohet me 140 milionë euro, shkruan Top Channe;.

Barcelona ka dhe një avantazh tjetër. Në marrëveshje mund ta fusë brazilianin tjerër Coutinho.

Cuotinho nuk është më në planet e Barcelonës dhe ai është kërkuar nga PSG-ja. Kjo mund të ndikojë në marrëveshjen e tyre.