Mbishkrime “Kosova është Serbi“ në Bujanoc, reagon ashpër kryetari Kamberi

Në rrugën e Kosovës, në Bujanoc, gjatë natës së mbrëmshme janë shënuar parolla “Kosova është zemra e Serbisë”.

Këto shkarravina u shkruan në njërën nga rrugët më të mëdha të banuar me shqiptarë në Bujanoc, në rrugën e Kosovës, ndërmjet natës së premte dhe të shtune, persona ende të pa identifikuar kanë shkruar parolla “Kosova është zemra Serbisë”, në një objekt afarist shqiptar. Me këtë rast ka reaguar ashpër kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi
„Mbishkrimet fantome të paraqitura në lagjet e banuara kryesisht me shqiptar, përveç që i ngjajnë viteve të 90’ta, ato janë të inspiruara poashtu nga politikan qëndrorë që nga vitet e 90’ta si duket nuk janë liruar asnjëherë.

Edhe më i dhimshëm është fakti që mbishkrimet e vendosura mbrëmë, bazuar në videot e kamerave të sigurisë të cilët tanimë i kanë publikuar qytetarët e komunës së Bujanocit, janë bërë nga tre të rinjë prej të cilave janë dy vajza dhe një djalë.

Shovinizmi i viteve të 90’ta po ushqehet kryesishtë nga Qeveritarët në Beograd dhe po përqafohet nga të rinjët e paperspektivë dhe izoluar për nga mendësia e shekullit 21.

Dënoj shkarravitjet e mbrëmshme dhe ftoj organet kompetente të zbulojnë rastin.

Dëmet e shkaktuara me lapsin e urrejtjes duhet të kompenzohen“ thuhet në reagimin e z.Kamberi./rtvpresheva.com