Mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të mbahet në maj (Video)

Në nëntorin e vitit që po lëmë pas, në Pejë u mbajt mbledhja e pestë mes Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.
Tani është caktuar se në maj do të mbahet mbledhja e radhës në  qytetin e Shkodrës, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014, pas çka kanë realizuar edhe takime të tjera të përbashkëta në Vlorë, Prishtinë, Tiranë, Pejë dhe e ardhshmja në Shkodër.