Ekrem Maloku, subspecialisti i parë shqiptar në lëmin e diagnostikës Neuropatologjike (foto)

Ekrem Maloku, i cili është nga qyteti i Vushtrrisë është bërë subspecialisti i parë në lëmin e diagnostikës Neuropatologjike, shkruan Fokusi.info.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Ekremi ka njoftuar se ka diplomuar sot në “Qendrën Medicinale të Universitetit të New Yorkut” (NYU Langone Health) dhe ka marrë titullin subspecialist neuropatolog.

“Kam kënaqesinë dhe përgjegjësinë të jem subspecialisti i parë dhe i vetëm shqiptar nga kjo lëmi dhe i gatshëm në shërbim të pacientit, studentëve dhe në edukimin e gjeneratave të ardhshme në lëminë e diagnostikës Neuropatologjike”, ka shkruar ai./Fokusi.info/

Statusi i plotë i Malokut:

“Ne nje ceremoni solemne prej sot i diplomuar dhe SUBSPECIALIST NEUROPATOLOG nga Qendra Medicinale e Universitetit te New Yorkut (NYU Langone Health).

Kam kenaqesine dhe pergjegjesine te jem subspecialisti i pare dhe i vetem shqiptar nga kjo lemi dhe i gatshem ne sherbim te pacientit, studenteve dhe ne edukimin e gjeneratave te ardhshme ne lemine e diagnostikes Neuropatologjike.

Falenderoj Zotin per shendetin, mundesite e ofuara, durimin dhe energjine qe ti kaloj sfidat e shumta pergjate kesaj rruge. Falenderim i veqante per prinderit dhe familjen per kujdesin, dhe sakrificen e pamatshme gjate gjithe kesaj kohe; bashkeshorten dhe vajzen per perkujdesjen, inspirimin, sakrificen dhe durimin gjate githe atyre oreve te gjata te punes klinike; te gjithe mesimdhenesit e mij ne Kosove deri ne nivel te Universitetit te Prishtines dhe ne te gjitha qendrat universitare ne SHBA dhe Kosove ku kam kaluar pjese te punes klinike dhe edukative si Universiteti i Illinoit ne Chicago, Northwestern University ne Chicago, Dartmouth Hitchcock Medical Center, Heimerer college dhe se fundi Qendra Medicinale e Universitetit te New Yorkut.

Gjithashtu falenderim per te gjithe te afermit, miqte, shoket dhe studentet e mij per perkrahjen dhe inspirimin e vazhdueshem gjate gjithe ketij rrugetimi.

Shendet e te mira per te gjithe!

New York, 13 qershor, 2019.

I am glad to announce graduation from Neuropathology Fellowship program at New York University Medical Center.

Thank you all for being a part of my success!”