Mblidhen krerët e shtetit

Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj i kanë shkuar në zyre kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky takim është thirrur nga Veseli ku pritet të diskutohet rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj e Behgjet Pacolli.

Gjithashtu, në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.