Mblidhen protestuesit afër Jarinjës: Raportohet se po mbajnë pankarta ‘S’ka dorëzim të Kosovës’

Trupat e KFOR-it janë vendosur në Jarinjë, por në anën tjetër, po raportohet se është caktuar një takim me qëllim të “zhbllokimit të kalimit për serbët nga Kosova”.

Mediumi serb “Kossev” thotë se persona që po vijnë nga tri drjetime, Mali i Zi, Serbia Qendrore dhe “Republika Srpska”, do të takohen rreth orës 13:00.

Tashmë, raportohet se është mbledhur një numër i madh i personave për këtë protestë.