Mblidhen tri komisione parlamentare

Sot pritet të mblidhen tri komisione parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendi të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 23.01.2024;

3. Diskutimi për Buxhetin e Komisionit Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla;

4. Diskutim rreth angazhimit të eksperteve;

5. Diskutim rreth hartimit të planit të punës;

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Rendi i ditës

1. Miratim i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 6 dhjetor, të dy mbledhjeve të datës 12 dhjetor dhe i datës 18 dhjetor 2023;

3. Miratimi i Raportit të punës së komisionit për vitin 2023;

4. Takim i komisioni me Organizatat Joqeveritare që e mbështesin punën e Kuvendit;

5. Të ndryshme.Mbledhja e komisionit
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 22.12.2023 dhe 16.1.2024;

3. Shqyrtimi i propozimeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Fakulteteve Juridike;

4. Shkresa e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesen KO 283/23;

5. Shqyrtimi i Raportit të Avokatit të Popullit Ex officio nr. 227/2019;

6. Të ndryshme;