Mblidhet Qeveria e Kosovës pas situatës në Veri?

Pas situatës së krijuar në Veri, në orët e pasdites së sotme disa ministra të Kosovës janë parë në oborrin e Qeverisë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku e ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj shihen së bashku në një fotografi të publikuar nga gazetari Venhar Isufi.

Kjo nuk e përjashton mundësinë e një takimi të thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Indeksonline ka pyetur në Qeverinë e Kosovës, nëse po mbahet ndonjë takim, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.