Mblidhet Qeveria Kurti

Ministrat e Qeverisë Kurti do të mblidhen sot.Mbledhja e Qeverisë së Kosovës parashihet të fillojë në ora 15:00.

Në njoftimin zyrtar të Qeverisë nuk është theksuar tema për të cilën thirret kjo mbledhje.

Duhet përkujtuar që së fundi pati zhvillime të njëpasnjëshme në vend, e situata mjaftë shqetësuese është ajo e furnizimit me energji-elektrike.