Mblidhet Vetëvendosje

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur këtë mëngjes, ngjashëm sikur dje.

Në këtë takim temë pritet të jetë dërgimi i mandatarit për formimin e Qeverisë te Presidenti Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Sot skadon ‘ultimatumi’ i dhënë nga Thaçi që Vetëvendosje ta dërgojë emrin e saj për kryeministër.

Në anën tjetër pritet që Albin Kurti edhe sot pasdite të zhvillojë një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe drejtuesit e lartë të kësaj partie.