Mbrojtja e Nasim Haradinajt ka dorëzuar dosjen e apelit që është riklasifikuar si publike

Mbrojtja e Nasim Haradinajt e ka dorëzuar dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 18 maj të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur, përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Më 2 shtator 2022, dosja e apelit e Nasim Haradinajt u riklasifikua në publike dhe versionin e fundit të saj të korrigjuar mund ta gjeni këtu. Hysni Gucati tanimë ka dorëzuar dosjen e tij më herët në gusht”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Dosjen e apelit të parashtruar nga mbrojtja e Haradinajt mund ta gjeni këtu: https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e980cf3aa2&doc_type=stl_filing&lang=eng

Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Të ngjajshme
ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit ndaj Veselit, Krasniqit…

12 Sht, 2022, 9:11
Sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës, ZPS paraqet…

12 Sht, 2022, 9:05
Trendafilova më 21 shtator në Gjilan, pritet t’i takojë…

9 Sht, 2022, 10:35
Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.