Hoti: Nesër me SHBA’në nënshkruajmë edhe një marrëveshje të re

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se të enjten Qeveria e Kosovës do të nënshkruajnë një marrëveshje me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nesër do të nënshkruaj marrëveshje tjetër që derivon nga ajo e 4 shtatorit mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së”.

“Me marrëveshjen e re në vitet e ardhshme do të sillen qindra milionë dollarë për investime në Kosovë”, ka thënë Hoti.

“Më e mira është se hapet tregu amerikan financiar për financimet e firmave nga Kosova. Është marrëveshje që nënshkruhet nesër”.

Hoti ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit është historike për Kosovën, ndërkaq kjo e reja sipas tij do të sjell investime amerikane në vend.