Mbrojtja e shqetësuar për vonesën e daljes së materialeve shfajësuese nga Specialja

Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seanca ka nisur me prezantimin e palëve.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë prezentë në sallë, por janë duke e përcjellë atë përmes video lidhjes.

Avokatët: Pierre –Richard Prosper [mbrojtës i Hashim Thaçit], Ben Emmerson [mbrojtës i Kadri Veselit], Venkatesëari Alagendra [mbrojtësja e Jakup Krasniqit] dhe David Young [mbrojtës i Rexhep Selimit] kanë shprehur shqetësimet e tyre për vonesën në nxjerrjen e materialeve shfajësuese.

“Kanë kaluar më shumë se një vit dhe ne nuk mund t’i mbajmë të akuzuarit përgjithmonë në paraburgim”, është shprehur avokati Young.