13 QERSHORI/ Bujar Nishani pesimist: Në PD s’po dimë ku shkojmë, fataliteti na ka kapur prej fyti

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani ishte sot në Mat në mbështetje të kandidates për kryetare të së djathtës, Edith Harxhi. Nishani e përshkroi situatën në PD me nota shumë të zymta pas humbjes.

“Kur kam pësuar unë dëshpërim të thellë, imagjino si janë mijëra e mijëra të tjerë. Unë kam arritur, kam marrë maksimumin në karrierën time politike, ministër, president dhe nuk prisja që nga fitorja të merrja ndonjë tjetër, por mbi të gjitha është dëshira politike dhe që miqtë dhe shokët e mi do të drejtojnë nesër Shqipërinë.

8 vite në opozitë mijëra njerëz janë hequr nga puna se janë demokratë. Jemi në një situatë s’po dimë ku të shkojmë. Fataliteti na ka kapur prej fyti” tha ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.