“Mbylle gojën”, “e vogël je” – përplasen deputetet e VV-së dhe PDK-së në komisionin ku u diskutuan kushtet e policisë

Deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur sot në komisionin ku u diskutua për peticionin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në fjalën e saj, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi tha se “hiç s’po flasim për më herët”, pasi sipas saj, më herët s’ka pasur nevojë të dëgjohet policia sepse qeveritë e kaluara janë ato që e kanë themeluar Policinë e Kosovës.

Në lidhje me fjalimin e Shoshit ka reaguar deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, të cilës i reagoi vetë Shoshi duke i thënë se “Arjetë, si të kryej unë fol, por mos ma ndal më asnjë sekondë që jam tu fol”.

Fejza iu kundërpërgjigj Shoshit duke i thënë se “ti nuk je hic e duhura për ta thënë këtë koment Arianë”.

Më tej, Fejza i tha Shoshit se “Ariana, zakonisht në secilën mbledhje të komisionit i gjuan një mori ofendimesh dhe asnjëherë nuk fokusohet te tema”.

Përplasja vazhdoi duke i thënë “mos e komento ti bre Arianën se e vogël je, pashë një Zot”.

“Arjetë, kurrgjë nuk kërkova prej teje, mos u mundo të bësh emër duke u marrë me mua. Të lutëm zip it [mbylle, të lutem]./Klankosova.tv