Vëllezërit në Prizren rrahen mes vete

Janë rrahur mes vete tre vëllezër në Prizren.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:40, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Prizren, 01.09.2021 – 20:40. Është raportuar se tre vëllezër meshkuj kosovar kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete dhe kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është ndalur në stacion policor pasi ishte i dehur ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”.