Mbyllet aeroporti turistik pas rënies së zjarrit

MADRID – Zjarri që përfshiu çatinë e aeroportit Alicante sot shkaktoi mbylljen e terminalit, i cili i shërben njërit prej rajoneve bregdetare mesdhetare nga më turistikët në vend, njoftoi zyra e menaxhimit aeroportual AENA.

“Zjarri është vënë nën kontroll, por nuk është shuar. Zjarrfikësit janë ende duke punuar. Aeroporti nuk do të pranojë asnjë trafik deri të enjten në orën 12”, tha një zëdhënës i Aena-s.

Sipas të njëjtit burim, 22 fluturime u anuluan dhe katër të tjera u drejtuan për në aeroportet e tjera spanjolle./atsh