Mbyllet komuna e Mitrovicës së Veriut

Komuna e Mitrovicë së Veriut nga nesër do të mbyllet për disa ditë për shkak të numrit të madh të rasteve të prekjes me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Brendshme, ku ka njoftuar mbyllja vjen për shkak të shtimit të rasteve të reja me Covid-19 tek zyrtarët e kësaj komune.

“MBP, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga nesër me datë 16.07.2020 komuna e Mitrovicës në Veri do të mbyllet për shkak të rasteve të reja me Covid-19 të paraqitura tek zyrtarët e kësaj komune”, thuhet në njoftim.

Sipas MBP’së gjegjësisht Agjencisë për shkak të mbylljes së komunës së Mitrovicës së Veriut nuk do të ofrohen shërbimet për Regjistrimin e Automjeteve.