Mbytet një kosovar në Durrës

Mesditën e sotme trupi i pajetë i një personi është gjetur në det nga Policia e Kufirit në plazhin e Durrësit. Mësohet se viktima është gjetur i mbytur në largësi 1.5 milje nga stacioni i Hekurudhave.

Ai i përket një burri të moshës rreth 60 vjeç.

Dyshohet se i përket një pushuesi nga Kosova, ndërsa në trupin e të tij nuk ka mjet identifikimi.

Policia kufitare ka nxjerrë në breg kufomën dhe aktualisht po dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Më datë 10.06.2019, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.