Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Rahovec, lëndohet një person

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku si pasojë është lënduar një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të enjtes.