Më 6 mars hapet Instituti Blockchain

0
367

Më 6 mars në ora 18:00  bëhet hapja solemne e Blockchain Institute në Prishtinë, në mjediset e Kolegjit “Universum”. Me këtë rast lansohet kursi i parë në fushën e Blockchain dhe Kriptovalutave.

“Blockchain Institute është instituti i parë në Kosovë, i cili merret me hulumtime, trajnime, krijim të produkteve të reja dhe rrjetizim në fushën e Blockchain dhe Kriptovalutave”, thuhet në një njoftim të Kolegjit “Universum”.

“Ky Institut mbikëqyret nga një Bord Ndërkombëtar Këshilldhënës me emra eminent siç janë: Prof. Bill Buchanan, OBE, Profesor në Edinburgh Napier University dhe në listën e 50 njerëzve më me influencë në fushën e Blockchain në botë; Dr. Shermin Voshmigir, Themeluese e BlockchainHub dhe Cryptoeconomics Institute, në Vienna University of Economics; Sally Eaves, Këshilltare në fushën e Blockchain dhe Teknologjive të reja”, thuhet ndër të tjera në njoftim.