Moti sot në Shqipëri

Presioni i lartë atmosferik i pozicionuar në Evropën verilindore po jep impakt në territorin e Shqipërisë duke mbajtur stabilitet të motit pa reshje.

Moti do të jetë me diell në Jugperëndim dhe prani të mjegullës në Verilindje dhe Juglindje.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,2-0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore -7/3°C

Zonat e ulëta -4/16°C

Zonat bregdetare 2/16°C