Me bluza dhe flamuj të UÇK-së pritet Kadri Veseli pas kthimit nga Haga!

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot kthehet nga Haga, pasi u intervistua dje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Për ta pritur atë kanë dalë disa qytetarë, të rinj e të reja, por edhe të moshuar.

Disa nga personat që kanë dalë në aeroport për ta pritur Veselin kanë veshur bluza të bardha me mbishkrimin “Unë jam Kadri Veseli luftëtar krenar – UÇK”, por ka edhe të tillë që janë veshur me uniforma të UÇK-së dhe mbajnë në dorë flamurin me simbolin e UÇK-së.

Në aeroport për ta pritur kryetarin e tij ka shkuar edhe Bekim Haxhi-Kamishi, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se Veseli pas intervistimit në Hagë ka thënë se Serbia duhet të përgjigjet për krimet e kryera në Kosovë.