Me drogë në makinë, shqiptari arrestohet në Itali

Një shqiptar 35 vjeç banues në Livorno u arrestua nga policia në Viareggio, teksa kishte 85 kilogramë kanabis sativa në automjet.

Shqiptari po udhëtonte me një Panda, kur u ndalua nga karabinierët për kontroll. Ai po ecte në autostradën A2 të qytetit, kur u pikas dhe u ndalua, shkruajnë mediat italiane, transmeton Balkanweb.

Droga mbahej në tri çanta të zeza. Policia deklaroi se nëse droga do të shitej në treg, do të fitoheshin gjysmë milionë euro.