Me golin e sotëm Rashica hyn në histori të Werder Bremenit

Werder Bremeni është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, pasi që fitoi 3 – 2 në shtëpi ndaj Borussia Dortmundit.

Në këtë ndeshje shënoi edhe reprezentuesi kosovar, Milot Rashica.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi në Kupën e Gjermanisë në të cilën shënon sulmuesi vushtrrias.

Ai është futbollisti i parë në histori të Werderit që e bën një gjë të tillë.

Lexo edhe:

Super Milot Rashica i shënon gol Dortmundit (Video)