Me kallashnikov në mes të qytetit, arrestohet 22 vjeçari

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri kallashnikov.

Sipas policisë i riu me iniciale E.K., u vu në pranga pas informacioneve të marra në rrugë operative se dyshohet se qarkullonte në qytet me armë zjarri.

Ndalimi i tij është bërë në lagjen “Shënkoll” dhe në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov.

vizionplus.tv