Arrestohet personi i kërkuar në Pejë, dërgohet në burgun e Dubravës

Një person në Pejë është arrestuar në Pejë në mbrëmjen e së hënës. Ai ishte në kërkim e me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë për veprën penale “grabitje” ai është arrestuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë-Pejë.

Nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës kanë bërë të ditur se në rrugën “Nexhip Basha” në Pejë, është ndaluar vetura Ford Fokus në të cilën veturë ishte i dyshuari.

Por pas ndalimit të policisë ai kishte tentuar të ikte, por zyrtarë policorë i ishin vënë pas e ku edhe kanë arritur që ta kapin të dyshuarin.

“Njësiti për Reagim tё Shpejtё (NJRSH), nё rrugën ‘Nexhip Basha’ nё Pejё, ka ndaluar veturën Ford Fokus me targa vendore, me të ndaluar veturën, pasagjeri, tani i dyshuari, ka dalë nga vetura dhe ka filluar të ikë me vrap. Zyrtarët policorë janë vёnё nё ndjekje tё të dyshuarit dhe kanë arritur ta kapin. I dyshuari nuk posedonte dokumente identifikimi dhe menjëherë është arrestuar”, thuhet në njoftimin nga policia.

I njëjtë ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej katër vitesh për shkak të veprës penale “grabitje”.

Pas arrestimit i dënuari është dërguar në vuajte të dënimit.