Me maskë e armë grabitet agjencia e kredive te zogu i zi

Grabitet me armë një biznes në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një një pikë dhënie kredish të vogla.

Një person i maskuar, nën kërcënimin e një pistolete ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Burime për “Gazeta Shqiptare” bëjnë me dije se në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë, Shqiponjat, forca e posaçme operacionale.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po këqyr kamerat për të identifikuar autorin e grabitjes.