Më në fund, Muriqi shkëlqen me Nottingham Forest

Pas dy ndeshjeve pa fitore, duket se Nottingham përfundimisht ka gjetur rrugën e duhur.

Ata fituan me rezultat 3:0 ndaj Birmingham në një ndeshje të dominuar nga ta, shkruan Indeksonline.

Golat për vendasit i shënuan Lolley në minutën e 15-tën, Grabban në të 22-tën dhe Dawson në minutën e 65-të.

Arijanet Muriqi shkëlqeu në këtë ndeshje duke e mbajtur portën e tij të paprekur dhe duke bërë disa pritje të mira.

Reprezentuesi kosovar u vlerësua me notën 7.1 nga Sofascore./Indeksonline/