Përballjet direkte Republikë Çeke – Shqipëri, gjashtë ndeshje dhe asnjë barazim

Shqipëria luan një sfidë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Republikës së Çekisë me kuqezinjtë e Sylvinhos që janë në ndjekje të ëndrrës për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Deri më tani Shqipëria ka bërë mirë dhe është me gjashtë pikë, një më pak se çekët kryesues.

Sa i takon përballjeve direkte me çekët, sfida e fundit daton në qershorin e vitit 2021 kur kuqezinjtë u mposhtën në një miqësore me shifrat 3-1, shënoi Cikalleshi.

Ndërkohë, përballjet e tjera me çekët janë më të hershme dhe ata luanin duke përfaqësuar Çekosllovakinë.

Në të gjitha përballje ndaj çekëve, Shqipëria ka mundur të fitojë dy herë, ndërsa ka humbur katër teksa nuk është regjistruar asnjë barazim. /SS/