Me rrugë ligjore të sfidohet Gjykata Speciale

Shkruan Sadik Halitjaha

Gjykata Speciale-Gjykatë Krimogjene! Në cilën normë ndërkombëtare, cilat ligje, në cilën traditë zakonore të drejtësisë u krijua kjo Gjykatë?! U krijua me një rezolutë të këshillit Evropian mbi bazën e gënjeshtrave, të Dick Martyt i paguar nga serbo-sllavet! Që nga fillimi për krijimin e kësaj gjykate u përdor presioni e shantazhi, deri sa u mashtruan lidershipi i Kosovës, se kjo Gjykatë ka me qenë e bazuar në ligjet e Kosovës, kështu që ju kërkuar Parlamentit të Kosovës ta aprovoj krijimin e kësaj Gjykatë duke e ndryshuar ligjin në Kushtetutë! Kjo edhe ndodhi bazuar në Rezolutën e Këshillit Evropian!

Në fillim ju rekomanduat Kosovës bazuar në këtë rezolutë Evropiane të bëjë vet kërkesë ta krijoj këtë Gjykatë ?! Kështu që Presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga i shkruan një letër, drejtuar organeve udhëheqëse Evropiane pikërisht Zonjës Katrina Eshton, që Kosova do të pranoj Gjykatën! Pastaj u shtuan presionet mbi lidershipin e Kosovës se duhet aprovuar nga Parlamenti i Kosovës kjo Gjykatë e paraparë, e cila veç kishte filluar formimin e strukturave të saja! Në fillim caktoji Krye Prokurorinë, pastaj Prokuroret dhe Gjyqtaret krejtësisht jo Kosovar jo shqiptar! Në fillim nuk precizohej se do të jetë me Seli jashtë vendit, por si dhoma të specializuara të Kosovës! Më vonë fillon presioni që të aprovohet pa tjetër me vendim të Parlamentit të Kosovës, për të ndikuar ndërhynë edhe aleati jetësor i yni Amerika, ky aleat sugjeroj lidershipin e Kosovës të aprovohet kjo Gjykatë nga Parlamenti se pse në të kundërtën, do të kaloj në këshillin e Sigurimit dhe kjo Gjykatë nuk do te ishte e Kosovës por ndërkombëtare!

Pasi kaloj aprovimi nga parlamenti, u formuar kjo Gjykatë dhe mveshi veten me kompetenca e ligje të pa precedent në fushën juridike të drejtësisë në botë! Nuk u përfill as një rregull as një normë e zakon, traditë juridike deri tanishme, të njohur në drejtësinë e ndonjë shteti demokratik! Kjo Gjykatë tejkaloj kompetencat e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, yshtu që privoj drejtësinë e shtetit të Kosovës! Kjo Gjykatë e quajtur speciale e pa precedent në botë deri me tani! Krijoj strukturat e veta Gjykatën Themelore, të Apelit, atë Supremen dhe Kushtetuesen në vetvete! Duke i dhënë të drejta absolute e të pa shembullta deri tani vet vetes?! Nxjerrin dhe aprovojnë ligje, pastaj këto ligje i përdorin në retroaktiv që ashtë absurde për drejtësinë që njeh bota deri tani! Pa të drejt njerëzit paditen dhe dënohen kur shkelin <>!!!

Kështu del se kjo Gjykatë pas aprovimit nga Parlamenti i Kosovës, qoftë edhe pas rezolutës së Këshillit Evropian me 2011! Nuk ka të drejt veprimi në kohën kur nuk ka ekzistuar kjo Gjykatë as ligjet e saja, donë të i ndëshkoj për ato veprime të supozuara! Po ashtu në asnjë mënyrë nuk është e drejtë të merret me ndëshkimin sipas ligjeve të tanishme, të i ndëshkoj njerëzit për <> të kohës kur nuk ishin këto ligje!! Nga marsi i vitit 1998 deri në vitin 2000! Kur kjo Gjykatë nuk ishte atëherë nuk ishin këto ligje! Në atë kohë ishin ligjet e Jugosllavisë-Serbisë, gjë që në bazë të tyre janë konstruktuar akuzat që tani i përdor kjo Gjykatë! Gjykata speciale e quajtur e Kosovës, nuk përfillë fare ligjet aktuale që ka Kushtetuta e Kosovës, si ligji 103(7) dhe ligjet tjera!!!

Jo pa qellim kjo Gjykatë i ka përzier etapat, të luftës dhe të pas luftës, për të gjurmuar dhe eventualisht gjetur diçka për ti akuzuar me ç’do kusht çlirimtaret, duke u kamufluar dhe thirrur në krime lufte, si që dihet ligjërisht këto krime të supozuara sikur të ishin realisht, nuk vjetrohen. Duke i përzier edhe veprimet e pas luftës pas 12 qershorit kur qeshtjen e sigurisë në Kosovë e kishin UNMIK dhe KFOR! Kjo Gjykatë duhet ta kuptoj drejt udhëheqjen e UÇK-së e cila u bazua dhe ka zbatuar saktë konventën ndërkombëtare të Gjenevës të vitit 1949 dhe shtojcën e saj të viti 1967.

UÇK zbatoj saktësisht normat dhe rregullat parimet e Konventës së Gjenevës për -Të drejtat në luftë-Zakonet dhe traditat e luftës, bazuar në të drejtën ndërkombëtare. UÇK-Udhëheqja e saj, nuk mund të quhet <<Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale>> sepse nuk ka bazë që të kenë ndodhur krime, s’ka pasur asnjë urdhër nga askush për një veprimtari të tillë. S’ka patur asnjë strukturë as njësi vrastare , s’ka vrasje në masë, njerëz të pa armatosur! Nuk ka shkaktuar zjarre e djegëse masive, asnjë objekt as një shtëpi të vetme! Nuk ka shkaktuar, përhapje epidemike, dëbime masive, shkatërrime e djegieje të rafinerive apo të karburanteve! Nuk dogji grunaja, përkundrazi ju kemi dhënë leje për korrje!

Nga UÇK nuk ka ndodhur Krim as Gjenocid! Rrena dhe mashtrimi i madh i Dick Martyt u vërtetuar katërçipërisht sepse nuk ekziston trafikim organesh qoftë edhe një i vetëm! Prandaj Gjykata Speciale shpiku (Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale) Që të ketë justifikim ta zgjeroj ketë <<Ndërmarrje >>Sa i duhet në vertikale dhe horizontale, që të i inkriminoj pafajshëm udhëheqësit e luftës dhe ushtarët çlirimtarë,vetëm se luftuan pushtuesin! Kjo Gjykatë harron që e drejta universale për të gjithë popujt në botë ashtë e drejtë e tyre, të jetojnë në vendin e tyre në lirë! Këtë të drejtë Evropa kur janë në pyetje shqiptaret, jo që nuk e zbaton por as nuk e pranon!

Edhe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJ N D me vendimin e saj arsyetoj Pavarësinë e Kosovës. Prandaj kjo Gjykatë Speciale konsiderohet raciste dhe krejtësisht politike! 1. Ja ka marrë pavarësinë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës! 0. Gjurmon dhe akuzon vetëm një kategori të njerëzve, brenda llojit etnisë dhe përcaktimeve politike ideologjike! Për at quhet politike! 0. Rrezikon sovranitetin e sigurisë duke arrestuar krerët e Shtetit! Absurde pse kjo Gjykatë nuk ka asnjë angazhim për krimet dhe gjenocidin shtetëror të Serbisë mbi popullin e pafajshëm Shqiptar dhe të tjerë në Kosovë!

Për te gjitha vrasjet masive të fëmijëve, me bibon në dorë, jo ma pak se 1384 fëmija nga mosha një muaj deri në 13 vjeç! Vrasjet e 13.000 civilëve! Po ashtu përdhunime e shkatërrime me dhunim të prishjes së mundësisë për lindje të femrave shqiptare! Djegie mbi 280.000 shtëpive e objekteve tjera si edhe ato të kultit fetar si dhe asgjësimin e blegtorisë! Mbi katërqind masakra civile, njerëz të pa fajshëm gra e pleq të pa mbrojtur! Kidnapimin e tyre të gjallë të vrarë e të masakruar i dërguan në largësi 400 km në thellësi të Serbisë, me qëllim që të i humbin gjurmët e krimit! As një nga këto të lart shënuara si ka objekt të saj kjo Gjykatë e turpit! E quaj kështu të turpit sepse e tillë do të është nëse vazhdon me hetime e dënime një etnike dhe si e tillë do të përfundoj!

Po kështu do tē mësohet edhe në të ardhmen në të gjitha studimet juridike botrore! Prandaj duhet ta mbyll Evropa sa ma parë këtë Gjykatë që doli nga rezoluta e pa drejtë, nga mashtruesi i shekullit, monstrumi Dick Marty! Shpresoj se pas ardhjes së mikut ma të madh të shqiptarëve Presidentit Amerikan Joe Biden do të ndikoj që të zbatohet drejtësia e pa anshme, tani kongresi ka caktuar një komision,të përcjellë punën e kësaj Gjykate! Shpresoj se Amerika ka rezonuar drejt në raport me këtë Gjykatë dhe punën e saj. Besoj se edhe mbrojtja është në nivelin e duhur, që tē mos lejoj të zgjat pa kuptim por të mbyllet ,sa ma parë kjo Gjykatë.

Uroj që mos jetë aq e manipuluar Gjykata, sa ashtë prokuroria, Kjo të merr qëndrime të pa varura e të drejta të i liroj çlirimtaret sa ma shpejt nga ndalimet e pa ligjshme, të pa para ndonjëherë në historitë e drejtësisë! Të burgosen personat pa aprovimin e aktakuzës nga gjykatësi i procedurës paraprake si dhe tendenca dhe përpjekjet për të konstruktuar akuzat gjatë kohës që ata mbahen në burg, ky parim është i pa shembullit për drejtësinë!!!

Tentativa e prokurorëve me u fut në lajthitje mbrojtjen pa ju dhënë akuzat e pa redaktuara, që të i kenë armët e barabarta mbrojtja me prokuroret! Mshefja e dëshmitarëve të paguar shumë e rregulluar me privilegje e njohje të qëndrimit në vendet e preferuara, që të dëshmojnë me deklaratat që vet i kanë shpikur e konstruktuar të rreme! Pastaj me akuzat në formim dhe hetuesi në vazhdimësi edhe në kohen kur nuk kanë të drejt as ligjore as procedurale! Të gatshëm të i Gjykojnë edhe pa i përfunduar akuzat! Gjë që jep të kuptohet se kjo Gjykatë punon me porosit e themeluesit! Po ashtu tentimet nga prokuroret me i dënuar sipas porosive?!

Kjo nuk duhet lejuar nga Shteti i Kosovës duhet bërë të gjitha ato veprime që i takojnë Shtetit për qytetaret e vet! Kjo kërkohet nga Qeveria. domosdoshmërish të veproj aq ma tepër kur janë në pyetje krerët e Shtetit dhe ata që e çliruan dhe themeluan Shtetin. Por kur e kem parasysh që pushtetin e kanë tani ata që kanë bërë shumë për ti dërguar në burg oponentët politik , nuk shpresoj që të njëjtit të garantojnë, për tu mbrojtur në liri dhe të kthehen në Kosovë! Jam i bindur kanë me u liruar të gjithë çlirimtaret të pa fajshëm! Por pasojat individuale dhe të përgjithshme do ti kenë të akuzuarit, familjet e tyre. Po ashtu po njolloset lufta çlirimtare dhe Kosova!

Në emër të luftëtarëve Zëvendës Komandanti i ZOP Sadik Halitjaha