Me vaksinë pa vaksinë, ne do hapemi! Strategjia e fundit e Donald Trump

Strategjitë e liderëve në botë kanë qenë nga më të ndryshmet, si model suksesi përmendet Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re, ndërsa më i gabuari përmendet kryeministri britanik Boris Johnson. Po Italia që akuzohet për vonesë reagimi pas rasteve të para me koronavirus?

Megjithatë, kur vjen puna tek ekonomia, presidenti amerikan Donald Trump merr përsipër çdo vendim drastik: Edhe nëse kjo do të thotë vdekje!

Ditën e martë ai tha tani duhet të hapet ekonomia, duke dalë kundër këshillave të ekspertëve të shëndetit, të cilët thonë se kjo hapje do të kushtonte në mënyrë të pashmangshme vdekjen e amerikanëve. Megjithatë Trump argumentoi që përfitimet tejkalojnë kostot.

Në deklaratën për shtyp ai tha: Është e mundur që të kemi vdkeje, por nuk do të mbyllemi në një shtëpi apo apartament, çfarëdo qoftë. Megjithatë ne do hapemi dhe do praktikojmë distancimin social, do ta lajmë duart shpesh!

Trump shtoi se pandemia do të kalojë: Me ose pa vaksinë!

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë që në mungesë të një vaksine, vurusi do të zhduket vetë.  E duke marrë parasysh që në SHBA vdekjet janë rritur me mbi 70,000.

Sidoqoftë presidenti amerikan thotë se mos rihapja e bizneseve gjithashtu do u kushtojë shumë amerikanëve, për shkak të pasojave ekonomike dhe problemeve të tjera të shëndetit mendor.

Aktualisht kritikët thonë se në Amerikë nuk ka rast të një epidemie të munshme me vetëvrasje, por nuk e mohojnë se kjo krizë rrezikon pasoja të mëdha të shëndetit mendor tek njerëzit.