Mediat lokale: Ukraina kthen kontrollin e aeroportit të pushtuar nga Rusia

Ukraina ka arritur një fitore të madhe në luftën me Rusinë.

Mediat lokale janë duke raportuar se është arritur kthimi nën kontroll i aeroportit të Hostomel.

Megjithatë, ky lajm akoma nuk është konfirmuar nga mediat ndërkombëtare.

Sot gjatë ditës, ky aeroport ishte pushtuar dhe marrë nën kontroll nga forcat ruse.

Aeroporti është përdorur kryesisht për nevoja ushtarake dhe është një pikë e rëndësishme strategjike në luftime.