Veliu: Nëse realizohet iluzioni i VV-së, Kosova do të skuqet dhe izolohet

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, ka folur para qytetarëve në Komunën e Podujevës.

Ai nuk ka lënë pa kritikuar veprimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ata kanë nisur të vënë shirita të kuq nëpër gjithë Kosovën, e këtë po e bëjnë për të treguar se nëse e realizojnë ëndrrën e tyre, do ta skuqin Kosovën pas 14 shkurtit. Nëse ky iluzion realizohet, njëmend do të skuqej Kosova dhe do të izolohej sikur në vendet nën diktaturë. Nuk skuqet Llapi e as nuk do të izolohet Kosova. Do të rrënohen të gjitha piramidat e sondazheve që po ndërtohen si fontantë dëshirash e sipas kriterit të tregut të lirë, sa para aq përqindje në sondazh”, ka thënë Veliu, transmeton Periskopi.