Mediet serbe nuk raportojnë për sulmin me gurë të autobusit me udhëtarë nga Kosova

Mediet e Serbisë nuk kanë raportuar për sulmin e mbrëmshëm me gurë të autobusit të kompanisë “Fadili Tours”, i cili barte udhëtarë nga Kosova me destinacion Gjermaninë, raporton Front Online.

Një lajm i tillë nuk është raportuar në mediet kryesore serbe, të cilat janë në shërbim të propagandës së presidentit Aleksandër Vuçiq.

Përndryshe, mbrëmë një autobus që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është sulmuar me gurë në Serbi.

Të gjithë udhëtarët që ishin në autobus janë mirë dhe nuk ka të lënduar nga ky incident.