Melihate Basholli – Latifi zgjedhet Kryesuese e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë

Ka përfunduar seanca inauguruese e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ku pikë e fundit e rendit të ditës ishte zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit.

Pas dështimit të marrjes së votave në raundë të parë, kandidatja e PDK-së, Melihate Basholli ka marrë votat e mjaftueshme në raundë të dytë, shkruan Fokusi.info.

Ajo është zgjedhur Kryesuese me 18 vota pro dhe 1 votë abstenim.