Historia dhe tradita e festës së vitit të ri

Dita e vitit të ri është një festë nacionale e festuar më 1 Janar, dita e parë e vitit të ri.

Kjo festë është zakonisht e festuar me fishek zjarre, parada dhe reflektim i vitit që e lëmë pas dhe duke shikuar mundësit e reja që na presin në vitin që po vjen.

Shumë njerëz e festojnë këtë festë të rrethuar me personat që dashurojnë, duke përfshirë tradita të cilat pretendojnë të sjellin fat dhe sukses në vitin e ri. Shumë kultura të ndryshme festojnë këtë ditë në mënyrë unike, me pije dhe ushqime të ndryshme. Dita e vitit të ri shënon një datë e gjetjes së re të lumturisë dhe paqes.

Kjo ditë është një prej më të vjetra që është festuar, por data dhe natyra e festimit ka ndryshuar me kalimin e kohës. Origjinën e ka me mijëra vjet më parë në kohën e lashtë të Babilonisë së lashtë, e festuar si dita e njëmbëdhjetë në ditën e parë të pranverës. Përgjatë kësaj kohe, shumë kultura kanë përdorur diellin dhe hënën për të vendosur ditën e parë të vitit. Ka qenë kështu deri kur Julius Caesar kanë implementuar Kalendarin Julian, kur u bë 1 Janari dita e zakonshme e festimit të vitit të ri.

Koncepti i festimit po ashtu ka ndryshuar. Përderisa më herët festimet ishin më shumë në natyrë, duke festuar rrotullimin e tokës,apo kishte edhe tradita religjioze si p.sh traditat e Katolikëve ishin të festonin Krishtin në ditën e vitit të ri.

Mirëpo, në shekullin e njëzet kjo festë u rrit në diçka të ndarë prej religjionit. U bë një fest ëe cila asocohet dhe festohet për dashuri, dhe për një vit të mbarë në të gjitha fushat.