Memli Krasniqi e zyrtarizon, Ali Nimanaj kandidat i PDK-së në Istog

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me anë të një postimi ka prezantuar kandidatin e PDK-së për Istog në zgjedhjet lokale.

Ali Nimanaj nën siglën e PDK-së do të garoj në zgjedhjet e 17 tetorit.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Komuna e Istogut i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Me bjeshkë e natyrë të mrekullueshme, me qytetarë punëtorë, Istogu duhet të trasnformohet në vend turistik që siguron mirëqenie shumë më të mirë për gjithë të rinjtë e të rejat, pa dallim.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog. PDK do ta çlirojë potencialin e saj dhe do të hapet për tu krijuar hapësirë vendimmarrësve profesionistë të rinj, në njërën prej komunave më të bukura që ka Kosova. Ne do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë.